Adrola Dushi është përfolur se do të jetë një ndër konkurrentet e edicionit të tretë të “Big Brother Albania” dhe nisur nga lajmet që kanë qarkulluar, modelja ka reaguar përmes një postimi në Instastory.
Ajo ka hedhur poshtë zërat se do të jetë pjesë e ‘Big Brother VIP Albania 3’ dhe kërkon që të mos pyetet më për këtë pjesë pasi nuk do të jetë pjesë e reality-shoë.
“Mos më pyesni më nëse do jem pjesë e “BBVA 3”. Nuk do të jem”, shkroi ajo, duke shuar kështu thashethemet.
Lista e pjesëmarrësve në këtë reality shoë është ende hermetike, ndërsa Adrola është ndër të paktët persona që kanë reaguar për këtë lajm, duke thënë se jo, nuk do të jetë. Bleona Qerreti gjithashtu ka mohuar spekulimet se do të jetë pjesë, duke u shprehur:
“Me gjithë dashurinë e madhe që kam për fansat shqiptarë dhe këmbënguljen e tyre të më shohin nga sa më afër në ekranet shqiptare, më duhet t’ju them që këto lajme nuk janë të vërteta. Do u lutesha portaleve që t’i hiqni nga qarkullimi”.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo