Pas konfliktit fizik që pati me Françeskën, Sara Gjordeni mbrëmë (e shtunë) u përjashtua nga shtëpia.
Sara gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, krijori një lidhje me këngëtarin Bardhin, dhe u pyet rreth kësaj, kur doli nga shtëpia.Me të arritur në studio Sara pranon komentet pozitive edhe ato negative nga opininistët, të cilët dhanë kritika për lojën e saj.
Më pas Ledioni i rikthehet temës së Bardhit, duke e pyetur, nëse Sara do ta presë atë jashtë.
“Ti kur ishe shumë e ngarkuar duke qarë te bari, ai të tha që ti je nëna e fëmijëve të mi. Ti te krevati orë më vonë i the gjithashtu që ti je babai i fëmijëve të mi. Kjo tregon që ti do ta presësh Bardhin jashtë?” – tha Ledioni.
Përgjigjja e Sarës ishte: “Sigurisht që do ta pres jashtë. Nuk e di si e kam lënë brenda, nuk e di si do ta vazhdoj rutinën e ditës pa e dëgjuar duke kënduar”.
Ndërsa kur Sara pyetet se kush mendon që do të jetë fituesi potencial, ajo përgjigjet: E di që të gjithë mendoni Juli ose Romeo, por unë mendoj se fituesi nuk duhet të jetë as agresiv, as të ngrejë zërin, dhe unë këtë e shoh te ky djali.
ks