Largimi i Arbana Osmanit nga Big Brother Vip Albania vijon të jetë mjaft i komentuar në rrjetet sociale.
Së fundmi ajo është pyetur sërish në instagram lidhur me këtë format, edhe pse tani largimi i saj nga Top Media është përfundimtar dhe drejtimin e BBV e ka marrë Ledion Liço.
Ndjekësi e parashtron se e di që Arbana nuk do i përgjigjet, por sërish e bën pyetjen.
Komenti i Arbana Osmanit
Kjo e fundit shprehet se me rëndësi është që (ndjekësi) të mos heqë dorë.
Pak muaj më parë Arbana Osmani pati një afrim me Klan Kosovën ku u diskutua mundësia që ajo të ishte në rolin e produksionit në BBVK.
Duket se sezonin e ardhshëm ajo do të ketë një afrim pranë këtij televizioni, por nuk dihet ende se në çfarë formati do të vijë ajo për publikun.