Këngëtarja Baby G, pasi u pa shumë e afërt dhe në momente intime me aktorin Albano Bogdo, është hedhur në “krahët” e Dionis Bibës, ku ky i fundit ka tentuar edhe ta puthë.
Por edhe pse janë shprehur se e duan njëri-tjetrin vetëm si shokë, duket se dy konkurrentët ndjejnë më shumë se kaq.
Madje, Baby G i ka propozuar Dions Bibës që të futeshin së bashku poshtë batanijes pasi ai i tha që e ka besdi të puthet para kamerës.
Megjithatë në momentin që u mbuluan me batanije, këngëtarja është tërhequr duke refuzuar që të qëndrojë me konkurrentin aty.
Pjesë nga biseda:
Dionisi: Hajde puthemi tani (Qesh)
Baby G: Të të kisha pëlqyer…
Dionisi: Ti më pëlqen mua, jo të kisha pëlqyer
Baby G: Nuk është se njeri i keq! Me vërtet shkojmë si shok, por nuk je tërheqës
Dionisi: As ti nuk je, kush të tha se je! Unë të kam xhan si gocë. Je e mirë, të respektoj
Baby G: Tipi jot me mua nuk ka shanse
Dionisi: As tipi jot me tipin tim nuk ka shanse
Baby G: Unë dua dikë të vijë mbas meje, të vdesë mbas meje, ti do dikë që të vijë pas teje
Dionisi: Pranoje që mbaron pas meje (Përqafohen) Sa rob i mirë je.
Mund të bëjmë ndonjë gjë poshtë batanijes. Nëse futemi poshtë batanijes dhe nuk na sheh kamera nuk e kam problem. Por kur e ke kamerën dhe rri puthesh
Baby G: Merre një batanije ta shohin çfarë ndodh
Dionisi: Si
Baby G: A futemi njëherë poshtë batanijes?
Dionisi: Po, hajde (Dionisi shkon të futet poshtë batanijes)
Baby G: Dhe çfarë do të bësh
Dionisi: S’do bëj filozofi
(Të dy futen poshtë batanijes dhe mbulojnë kokën. Nisin të qeshin dhe Baby G largohet)
Dionisi: Hajde të them diçka, a do ta shikosh se çfarë bëj
Baby G: Jo, çfarë do të bësh