Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Rike Roçi së fundmi ka qenë e ftuar në “Top Albania Radio”, ku është vënë përballë disa pyetjeve pikante.
“A do të kryeje marrëdhënie s*ksuale me një person nëse do t’i ofronin 1 milionë euro?”, është një nga pyetjet që iu drejtua.
Rike Roçi u përgjigj që “Jo”, duke shtuar se e kanë ngacmuar edhe meshkujt të pasur, por u shpreh se “nuk kanë ditur të ma marrin zemrën”.
“Po ç’i keni këto pyetje?! Jo, nuk do pranoja se një njeri mua duhet të më japë dashuri. Unë mund të jem ngacmuar dhe nga njerëz që mund të kenë pasur ekonomi shumë të lartë, por nuk kanë ditur të më marrin zemrën dhe i kam dhënë duart. Kupton? Nuk jam…nuk dua të flas fare për lekë, është pyetje shumë kështu. Për mua dashuria është diçka tjetër”, tha Rike Roçi.