ShowBizzz

A do të fejohen Taylor Swift dhe Travis Kelce?!

Taylor Swift dhe Travis Kelce që prej shtatorit po shijojnë një histori të bukur dashurie. Në të gjitha daljet e tyre ata janë parë në publik mëse të lumtur në krahët e njëri-tjetrit. “Travis nuk është ndjerë kurrë më mirë në një marrëdhënie. Ky është vetëm fillimi për ta si çift dhe shumë momente historike po vijnë në rrugën e tyre”, ka thënë një burim pranë çiftit për ET.

“Taylor dhe Travis gjejnë kohë për njëri-tjetrin sepse duan. Ata të dy ndihen shumë krenarë për rëndësinë e familjes dhe dashurisë për të bashkuar familjet dhe rrethet e tyre të ngushta. Ata janë të vërtetë, të ndershëm, të dashur dhe të çiltër me njëri-tjetrin. Ata të dy vazhdimisht inkurajojnë njëri-tjetrin që të jenë më të mirët që mund të jenë”, shton më tej burimi.  

A do të fejohen Taylor Swift dhe Travis Kelce?!

Këngëtarja 34-vjeçare pritet të fluturojë nga Japonia për të parë ndeshjen në Las Vegas më 11 shkurt, duke treguar edhe një herë përkushtimin e saj. Po kështu, Kelce ka mbështetur publikisht Swift-in pas publikimit të albumit të saj të ri “The Tortured Poets Department”, i cili do të publikohet më 19 prill.

Pasi u tha se Kelce kishte plane për t’i propozuar në fund të 2023-ës, të cilat dolën të ishin të parakohshme, duket se ai po bie kokë e këmbë në dashuri me të dhe që të dy kanë lënë të kuptuar se duan të martohen bashkë në një të ardhme.

“Kurrë nuk ka qenë më e lumtur. Ndjenjat e Taylor janë të ndërsjella dhe ajo është shumë e lumtur dhe ndihet rehat me Travis”, tha një tjetër burim.

 



bal