Aktorja e njohur turke İlayda Alişan dhe partneri i saj, Oğulcan Engin, kanë ngritur kureshtjen e publikut rreth mundësisë së një dasme të afërt. Të pyetur drejtpërdrejt nga gazetarët për hapin e madh drejt kurorëzimit, çifti i dashur i ekranit ka dhënë një përgjigje me mjaft humor, por që lë të kuptohet se planet janë në ajër.
Gazetarët u bënë pyetjen ngacmuese se kur do të pinë “kafen e kripur” – një traditë e njohur turke që paralajmëron fejesën dhe martesën. Oğulcan Engin reagoi me të qeshura duke u shprehur: “T’ia lëmë kismetit. Të mos japim një datë të saktë, por inshallah!”, ndërsa aktorja İlayda Alişan e mbështeti menjëherë këtë deklaratë me një buzëqeshje konfirmuese.
