Lajme

A do të mbyllet në Shqipëri? Edi Rama i shkon TikTok-ut në zyrë në Gjermani

Kryeministri Edi Rama ka shkuar këtë të premte në zyrat e Tik Tok në Gjermani, ku është takuar me zv.Drejtorin e Përgjithshëm të Kompanisë Theo Bertram.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama thotë se diskutoi me zv.Drejtorin e Tik Tok lidhur me ngjitjet e fundit në Shqipëri.
Rasti i fundit është vetëvrasja e Sibela Abedini, nëna 27-vjeçare e një vajze 2 vjeçe, e cila u hodh nga kati i katërt i pallatit pas publikimit në Tik Tok të një foto intime nga shtrati me Altin Çokun (tashmë i ndodhur në burg).

Kryeministri thotë se diskutoi sot në zyrat e Tik Tok nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës dhe shantazheve të gjuhës së urrejtjes online.

Rama thotë se u njoh si me masat që po merren nga kompania për të rritur nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe.

“Në zyrat e Tik Tok me zv. Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë Theo Bertram, ku diskutuam me mirëkuptim të plotë për ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online, si edhe u njohëm me masat që po merren nga kompania për të rritur nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe. Ishte kënaqësi informimi mbi nivelin e lartë të vetëdijes së kolosit social Tik Tok, për rreziqet që i kanosen rrjeteve sociale dhe të investimeve të kompanisë në përballimin dhe shmangien e tyre”, shkruan Rama në Facebook.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo