ShowBizzz

 A do të rikthehet Meghan Markle në një influencuese?

Sipas ekspertëve, Meghan Markle po përgatitet për një rikthim në botën e influencuesve në Instagram, pasi ka parë biznesin e saj të ri të lulëzojë në mediat sociale.

Ish-gruaja mbretërore, 42 vjeçe, lançoi markën e saj të re “American Riviera Orchard” më 14 mars dhe rritja e ndjekësve në Instagram tregon se si ajo mbetet një emër i njohur në Shtetet e Bashkuara.

 A do të rikthehet Meghan Markle në një influencuese?

Markle fitoi famë me rolin e saj si Rachel Zane në dramën e njohur juridike Suits para martesës së saj me Princin Harry. Tani, nëna e dy fëmijëve është e prirur për të rritur biznesin e saj. Llogaria @americanrivieraorchard’ ka arritur tashmë shifrën e gjysmë milioni ndjekësve, duke sugjeruar që ajo mund të joshet përsëri në botën e mediave sociale pasi planifikon të shesë produkte me biznesin e saj të ri.

Sipas “The Mirror”, disa ekspertë të industrisë presin që Meghan të rikthehet në botën e influencuesve. “Llogaria e saj dhe ndjekja e madhe sugjerojnë se ka potencial që ajo të rihyjë në skenën e influencuesve”, tha për The Mirror ekspertja e PR me bazë në Nju Jork, Courtney Haywood-Ford.

“Plus, le të jemi të qartë… Meghan Markle kishte gjithmonë prirje drejt modës dhe stilit përpara se të martohej me Harry”.

Meghan së fundmi shpjegoi se si ngacmimi kibernetik e largoi atë nga mediat sociale, “Mendoj se është vërtet interesante pasi mund të reflektoj mbi të, e mbaj distancën time prej saj tani vetëm për mirëqenien time. Por pjesa më e madhe e ngacmimeve dhe abuzimeve që po përjetoja në mediat sociale dhe në internet ishte kur isha shtatzënë me Archie dhe Lili”.



bal