ShowBizzz

A do të taksohen miliarderët për të shpëtuar klimën?

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva, synon që në samitin e G20 që po zhvillohet në Rio de Zhanero, të zhvillojë planet për të rritur taksimin për miliarderë në botë, të cilët shpesh përdorin hapësira komplekse ligjore, për të shmangur taksat. Në një takim të ministrave të Financave të vendeve anëtare të G20 në Rio, zhvilluar në korrik, vendet më të pasura të botës ranë dakord që të fillojnë një “dialog mbi taksimin e drejtë dhe progresiv, përfshirë individët me të ardhura jashtëzakonisht të larta”, megjithë rezistencën e ashpër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ish-koalicionit qeveritar gjerman, shkruan DW. Edhe pse çështjet gjeopolitike janë në rritje – konfliktet e Ukrainës dhe Gazës, një mandat i dytë për Trumpin dhe tregtia me Kinën – priten të dominojnë samitin dyditor, Lula shpreson të çojë përpara planin e taksimit së pasurisë së miliarderëve. Me paratë e mbledhura nga miliarderët do të nxiten çështjet e tjera globale.

Mbështetësit thonë se taksimi i ri do të jetë i lehtë për miliarderët
Ideuar nga ekonomisti france,z Gabriel Zucman, plani parashikon një taksë vjetore prej 2% mbi vlerën totale të pasurisë, dhe jo vetëm mbi të ardhurat e tyre vjetore. Kjo do të përfshinte asetet e pasurive të paluajtshme, aksionet e korporatave dhe investime të tjera. Zucman vlerëson se 0.01% e popullsisë paguajnë një normë tatimore efektive prej vetëm 0.3% të pasurisë së tyre.

Taksa e re mund të mbledhë deri në 250 miliardë dollarë në vit nga afro 2,800 miliarderë në mbarë botën, të cilët kanë një vlerë të kombinuar prej rreth 13.5 trilion dollarë, sipas listës së pasurive të miliarderëve të Forbes World. Fondet e mbledhura do të përdoren për të trajtuar pabarazitë në rritje globale, veçanërisht midis vendeve me të ardhura të ulëta me borxhe të mëdha, duke përfshirë shumë prej tyre në Afrikë.

“Taksimi i individëve me vlerë të lartë është shumë i rëndësishëm pasi mund të jetë një burim për financimin e nismave që luftojnë urinë dhe varfërinë, si dhe trajtojnë ndryshimet klimatike,” tha Tomas Marques, një studiues në Institutin GIGA të Hamburgut për Studimet e Amerikës Latine, tha për DW.

Vendet në zhvillim, për të cilët shumë shkencëtarë thonë se po preken në mënyrë disproporcionale nga ndryshimet klimatike, kanë kërkuar prej vitesh financim për të kompensuar këtë ndikim. Historitë e suksesit përfshijnë mbështetjen e Bankës Botërore dhe Fondit të Gjelbër për Klimën për ofertën e Indisë për të rritur kapacitetin e energjisë diellore dhe Fondin Amazona të Brazilit, që synon reduktimin e shpyllëzimit, i cili financohet pjesërisht nga Norvegjia dhe Gjermania.

Skepticizëm mbi planet e shpenzimeve të G20
Ndërkohë që mund të ketë mbështetje të gjerë publike për taksën e re, rritja e populizmit në shumë vende të G20 po rrit presionin se si shpenzohen paratë publike, mes shqetësimeve se ndihma ndërkombëtare dhe fondet e zhvillimit mund të shpërndahen më mirë përbrenda vendit. “Shumica e vendeve të G20 e kanë të vështirë të balancojnë buxhetet e tyre”, tha për DW, Maria Antonieta Del Tedesco Lins, ekonomiste dhe profesore e asociuar në Universitetin e Sao Paulos. “Ndërsa taksat shtesë do të ndihmonin, është shumë e vështirë të largoni presionin kombëtar lidhur me detyrimet e reja ndërkombëtare ose shumëpalëshe.”

Ceremonia e hapjes në Rio ishte edhe sinjal për Aleancën Globale Kundër Urisë dhe Varfërisë, një nismë nën presidencën e G20 të Brazilit që kërkon të përshpejtojë përpjekjet në luftën kundër varfërisë dhe mungesës së ushqimit deri në vitin 2030.

SHBA refuzon propozimin për tatimin mbi pasurinë
Ndërsa qëndrimet e Kinës dhe Indisë për taksën e re janë të paqarta, Uashingtoni mbetet fuqishëm kundër. Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen i tha Wall Street Journal në maj se masa ishte “diçka që nuk mund ta nënshkruajmë”.

Presidenti aktual Donald Trumpende nuk ka komentuar mbi propozimin, por nuk ka gjasa të mbështesë rritjen e taksave për të pasurit. Mandati i tij i parë u shënua nga shkurtime të mëdha taksash – nga të cilat përfitonin më shumë individët e pasur dhe korporatat e tyre. Por gjatë kandidimit të tij të parë për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2000, ai premtoi të shkurtojë borxhin kombëtar duke vendosur një taksë 14.25% për të pasurit.

 



bal