LifeStyle

A duhet pirë birrë pas sportit?

Pas një ore stërvitjeje, në palestër apo në ajër të pastër, shumëkujt prej nesh mund t’i shkojë mendja për një birrë.

Por a është veprim i zgjuar të pimë birrë në raste të tilla? Pasi djersijmë është mirë të pimë një gotë birrë apo më mirë të pimë thjesht ujë?

Shumë njerëz mendojnë se birra në këto raste mund të jetë një pije e mirë për të rimarrë energjitë e humbura, pasi përmban karbohidrate. Megjithatë, ajo çfarë trupi ynë ka nevojë pas ushtrimit është hidratimi. Kështu që alkooli mund të japë plotësisht efektin e kundërt.

Nëse doni patjetër të pini birrë, ju këshillojmë të konsumoni një birrë të lehtë me shumë pak alkool, por pas saj të pini ujë, si dhe të ushqeheni në mënyrën e duhur.

Këshilla më e mirë është të hidratoheni me ujë dhe të konsumoni proteina që treten lehtë, siç mund të jetë kosi me pak yndyrë, së bashku me një ushqim që është burim karbohidratesh, për shembull një banane.
Më poshtë gjeni të renditura disa nga ushqimet që rekomandohen t’i konsumoni pas palestrës:

Avokado

Të japin energji dhe duhet t’i konsumoni para dhe pas stërvitjes. Mund t’i hani në sallatë ose si frutë.

Mandarinat

Janë fruta me vitamina esenciale dhe të japin shumë energji.

Shalqi

Kjo frutë përmban një nivel të lartë uji. Gjithashtu duke ngrënë shalqi mund të përfitoni sheqernat që trupi ka nevojë dhe i keni humbur gjatë stërvitjes.

Bajamet

Ju ndihmojnë sa herë që ndiheni të uritur sepse kanë proteina. Por bajamet dhe gjalpin e tyre duhet ta konsumoni në pjesë të vogla.
Kosi

Proteinat ndihmojnë në rigjenerimin e muskujve. Kosi grek ose, siç njihet ndryshe, kosi me yndyrë, nuk është një zgjedhje e keqe në qoftë se hani pa e tepruar.

Tërshëra

Është një ushqim që përgatitet shpejt dhe ka shumë fibra. Mund të shoqërohet me arra ose fruta. Tërshëra ju ndihmon për të tretur më thjesht ushqimet e konsumuara.

Mishi

Pas stërvitjes një biftek është ushqimi i vetëm që mund t’ju kënaqë. Peshat e rënda dëmtojnë muskujt dhe mishi i kuq ju ndihmon për t’i riparuar.

Vezë

Vezët janë të pasura me proteina, yndyra të shëndetshme dhe vitamina, shkruan Shqip. Ato ju japin energji.

Lakra e gjelbër

Është një nga perimet më të shëndetshme. Ajo ju ndihmon në uljen e kolesterolit dhe shmang prekjen nga kanceri.