LifeStyle

A duhet t’i lani duart para dhe pasi të hani ushqim?

Shumica e njerëzve e kanë shprehi që t’i lajnë duart para dhe pasi të kenë ngrënë ushqim.

Dhe sipas ekspertëve shëndetësorë ky është një veprim i duhur sepse para se të hani ushqim, bakteret që i keni në duar mund t’i transferoni në ushqim ose në gojë.

Sipas tyre, larja e duarve mund të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së baktereve të dëmshme, shkruan Quora.

Ndërkaq, larja e duarve pas ngrënies thjesht mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të pastër dhe më të freskët.