Engjëllusha Salihu ka treguar më herët se historia e njohjes me bashkëshortin e saj ka qenë ndryshe nga sa mund të mendohet.
Në fillimet e tyre, ai nuk e njihte këngëtaren dhe nuk kishte dijeni për angazhimin e saj në muzikë.
Me kalimin e kohës, njohja mes tyre u kthye në një lidhje serioze, e cila më pas u kurorëzua me martesë, shkruan “Kosovarja”.
Engjëllusha ka zgjedhur që momentet më të rëndësishme familjare t’i ndajë herë pas here me publikun, ndërsa vazhdon të jetë aktive edhe në karrierën e saj artistike. Ajo do të bëhet nënë për herë të parë.

