Për ditën e sotme vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimi (diell). Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohet të jenë prezente në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit.
Gjatë ditës reshjet parashikohen të të herëpashershme me intensitet të ulët; hera – herës shtrëngata afatshkurtra kryesisht në qendër e jug. Sipas SHMU-së, pas orëve të mesditës reshjet mbeten prezente por me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore në juglindje e lokalisht në veri.
Era pritet të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 15 m/s.
Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.
