Zërat për një krizë mes Mateos dhe Brikenës, ish-banorëve të “Big Brother VIP Albania 5”, po shtohen dita-ditës në rrjetet sociale. Veprimet e fundit të dyshes kanë ndezur aludime për një ftohje të marrëdhënies së tyre.
Fillimisht, fansat vunë re se Mateo dhe Brikena nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, ndërsa nga profilet e tyre janë zhdukur postimet e përbashkëta që dikur tërhiqnin shumë reagime. Një tjetër detaj që u komentua gjerësisht ishte ndryshimi i fotos së profilit nga Brikena, e cila hoqi imazhin ku shfaqej pranë Mateos. Ndërkohë, Mateo ende e mban fotografinë e tyre të përbashkët.
Të lidhura
None found
Reagimi i vetëm i Mateos ka qenë indirekt, përmes një Instastory ku ai shfaqet në Elbasan, i rrethuar nga fëmijë, duke bërë shenjën e paqes me duar. Krahas fotos, ai shkroi:
“Një ditë normale në Elbasan”.
Megjithatë, ndjekësit vunë re se dora e tij e majtë nuk shihet plotësisht, duke lënë hapësirë për spekulime nëse ai vazhdon të mbajë unazën që prej kohësh shihej si simbol i lidhjes me Brikenën.
Për momentin, as Mateo dhe as Brikena nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare, duke lënë gjithçka në kuadrin e thashethemeve dhe komenteve të ndjekësve online.

Të Lidhura:
- Braktisja nga nëna, dhuna nga ish-i! Rrëfimi prekës i Xhenetës:Tentova të mbys veten
- “Deri sa do ta mbajmë ne?”/ Elton Ilirjani flet për situatën delikate dhe të rënduar të Parashqevi Simakut
- Butrint Imeri fshin gjithçka nga Instagrami, çfarë po paralajmëron?
- Erik Fullani reagon pas lajmeve për ndarjen nga Sara Hoxha
