Kuriozitete

Protesta në Tiranë, policia gjobit 26 persona me nga 5 mijë lekë për bllokim të rrugës

26 persona janë ndëshkuar me gjobë pas protestës së zhvilluar pasditen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, pasi akuzohen se kanë bllokuar rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve.

Sipas Policisë, për secilin prej tyre është plotësuar procesverbali për kundërvajtje administrative, në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28 tetor 2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1.

Policia bën me dije se protestuesit nuk iu janë bindur thirrjeve të përsëritura të efektivëve, të bëra përmes megafonit, për të liruar rrugën.

Për secilin nga 26 personat është vendosur gjobë në vlerën 5 mijë lekë.

Të Ngjashme