ShowBizzz

A e ka një partner në krah? Grida Duma i përgjigjet kësaj pyetjeje për herë të parë

Një nga gratë më të bukura në fushën e politikës, por së fundmi edhe të televizionit, Grida Duma ka vendosur gjithnjë barriera të forta për jetën e saj personale.

E fortë, inteligjente, potenciale, pyetja që shpesh e kemi patur, ka qenë, a ka një partner ne jetën e saj.

Dhe nje gjysmë përgjigje ka ardhur në ‘Më lër të flas’:

Duma deklaroi për herë të parë se nuk është vetëm, pra ka një person në jetën e saj, pavarësisht se nuk dha më shumë detaje ajo iu përgjigj pozitivisht pyetjeve të Romeos në “Më lër të flas”.

Romeo Veshaj: Grida nuk e mohoi që nuk kishte të dashur.

Grida Duma: Pse duhet ta bëj, edhe po të mos e kisha do të thoja e kam. Jo më kur kam.

Romeo Veshaj: Ti dukesh një grua shumë e fortë. Por çdo grua e fortë ka nevojë për një përqafim.

Grida Duma: Po patjetër që ka. Çdo të thotë një grua e fortë, çdo grua, çdo burrë.

Romeo Veshaj: A e ke atë përqafimin?

Grida Duma: Po e kam, patjetër që e kam.

Romeo Veshaj: Tani vdiqën ëndrrat e treçerek shqiptarëve.