ShowBizzz

Egli Tako rikthehet në Big Brother VIP! Ja roli i ri që pritet t’i besohet

Egli Tako, një nga personazhet më të komentuar të këtij formati, mund të rikthehet sërish në ekran, por këtë herë në një pozicion krejtësisht ndryshe.

Burime të sigurta konfirmojnë se ajo është në negociata për të marrë drejtimin e emisionit “Big Brother Fan Club” gjatë edicionit të ardhshëm.

Mësohet se Egli ka dhënë tashmë një përgjigje fillestare pozitive për këtë projekt, ndonëse marrëveshja përfundimtare ende nuk është finalizuar. Emri i saj është përfolur edhe më parë për këtë pozicion, por këtë herë bisedimet duket se kanë marrë një drejtim më konkret.

Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, Selin Bollati, e cila po ashtu përflitej si një nga kandidatet për drejtimin e “Fan Club”, mohoi publikisht mundësinë për të qenë pjesë e tij.

Mbetet për t’u parë nëse negociatat me Eglin do të kurorëzohen me zyrtarizimin e saj në krye të emisionit.

Të Ngjashme