Lajme

A e ka PD emrin e kryeministrit nëse do kishte qeveri teknike, ja si përgjigjet Noka

Kryesia e Partisë Demokratike u mblodh ditën e sotme, asaj ku bëjnë pjesë ish-kryeministri Sali Berisha dhe Gazment Bardhi.

Pas disa orëve diskutime u miratuan ndryshimet statutore, ku si rrjedhojë kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi dhe nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj të emërohen automatikisht nënkryetar partie.

Pas përfundimit të kësaj mbledhje, deputeti i PD, Flamur Noka foli për media. Ai u pyet nga gazetarët nëse do kishte një qeveri teknike a e ka opozita emrin e kryeministrit.

Noka iu shmang pyetjes teksa tha se kryeministër bëhet ai që ka më shumë vota dhe se qeveria teknike është misioni i tyre.

“Në traditën e PD-së dhe demokracisë, kryeministër bëhet ai që ka më shumë vota. Sot ne nuk jemi forca e dytë, por e parë. Qeveria teknike është një mision i yni”, deklaroi Flamur Noka.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo