ShowBizzz

A është gati Shakira për takime romantike? Përgjigjet këngëtarja!

Takimet romantike janë gjëja e fundit që Shakira ka në mendje tani.

A është gati Shakira për takime romantike? Përgjigjet

Ylli i muzikës botërore, 47 vjeçe, e cila do të nisë një turne botëror në nëntor, po e bën të qartë se “nuk po mendon” për të gjetur një partner romantik së shpejti. “Çfarë hapësire kam për një mashkull tani?”, u shpreh ajo në një kopertinë të re të Rolling Stone. Ajo është e përqendruar kryesisht te fëmijët e saj, Milan, 11 vjeç dhe Sasha, 9 vjeç, të cilët i ndan me ish-partnerin e saj, Gerard Pique.

A është gati Shakira për takime romantike? Përgjigjet

Këngëtarja dhe ish-futbollisti ishin së bashku për 11 vjet përpara se të njoftonin ndarjen e tyre në qershor të 2022-shit. Shakira ka ritheksuar se nuk është e përqendruar në lidhje romantike për momentin pas thashethemeve për lidhje të ndryshme që kanë qarkulluar për të këtë vit, duke përfshirë Tom Cruise dhe Leëis Hamilton.

“Çfarë mund t’ju them, mua më pëlqejnë burrat. Ky është problemi. Nuk duhet të më pëlqejnë me gjithçka që më ka ndodhur, por imagjinoni se sa shumë më pëlqejnë burrat që më pëlqejnë akoma”, tha Shakira me shaka për median. “Mendoj se fëmijët e mi duhet të jenë shumë të përgatitur për këtë, dhe mirëqenia e tyre emocionale dhe psikologjike është përparësia ime”.

A është gati Shakira për takime romantike? Përgjigjet

Edhe pse ajo tha se “nuk është kundër të ketë miq”, Shakira në fund të fundit u përqendrua në pavarësinë e saj. “Unë jam shumë më pak e brishtë nga sa mendoja. Gjithmonë kam qenë aq e frikësuar nga dhimbja sepse mendoja se nuk do t’i mbijetoja”, tha ajo. “Përmes këtij procesi, unë u bëra më e fortë nga sa mendoja se isha. U bëra një person më i pavarur, i cili nuk mbështetet tek askush përveç vetes”.

 

 

 



bal