Lajme

A është gjetur Bleona Mata pas 16 vitesh? Përplasje LIVE mes nënës dhe avokatit: Do të të …

Pak ditë më parë, avokati Alban Duraj teksa ishte i ftuar në emisionin “Breaking me Fiori Dardha”, foli për rastin e Bleona Matës, duke thënë se është gjetur dhe se është e birësuar nga një çift grek. Sipas tij, këto informacione i ka marrë nga një komunikim që ka patur me nënën e Bleonës, Bukurien.

Këto deklarata i ka mohuar menjëherë avokati i familjes, Idajet Beqiri. Për emisionin “Shqipëria Live”, ai u shpreh se deklaratat e Durajt ishin të papërgjegjshme dhe se ai nuk kishte asnjë lidhje me çështjen në fjalë.

Ndërkohë ditën e sotme janë vënë përballë avokati Duraj dhe zonja Bukurie. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nëna e Bleonës shprehet se ka ngelur e shokuar nga deklaratat në fjalë.

“Jam shokuar nga një avokat, Alban Duraj, që ka folur në emrin ë një nëne, që kam kontaktuar me nënë e Bleonës, që Bleona është studente ekselente. Jam një nënë që përballem me padrejtësisë, unë jam vetëm me të vërtetën. Me këtë njeri nuk kam patur asnjë telefonatë, asgjë. Avokati të bëjë një punë të palodhur, të pastër dhe të vërtetë. Jo të lëndosh, po më helmojnë çdo ditë. Si është e mundur të flasë në emrin e një nëne”, tha zonja Bukurie.

Nga ana tjetër, avokati Duraj thotë se ka cituar se çfarë i ka thënë pikërisht zonja Bukurie.

“E kam të regjistruar, kemi qenë të ftuar në një emision në RTSH, kam qenë i ftuar si ekspert. Unë nuk jam prezantuar asnjëherë si avokati i zonjës. Por kjo nxiti reagimin e zonjës Bukurie dhe përfaqësuesit të saj. Gjithmonë i kam korrigjuar kur më kanë prezantuar si avokat i familjes. Unë kam qenë i ftuar dhe kur kam patur mundësi, e shikoj si detyrim moral, jo vetëm si avokat, jap mendimin tim. Është hedhur shumë baltë për mua. Së dyti , zonja Bukurie dje ka deklaruar se nuk më njeh. Unë i kam nisur linkun koordinatores suaj për emisionin. Kemi diskutuar gjatë emisionit, në publicitet dhe pasi ka përfunduar emisioni. Kam ofruar kontributin tim. Zonja Bukurie më ka falënderuar”, shprehet Duraj.

Por sërish nëna e Bleonës vijon duke i qëndruar fjalës së saj që nuk e njeh avokatin në fjalë dhe që nuk ka folur asnjëherë me të.

“Nuk kam komunikuar me ty. Pranoje, pastro ndërgjegjen, nuk ke komunikuar me mua përmes Flori Gjinit, do të ndjek penalisht. Je i pandërgjegjshëm”, tha Zonja Bukurie.

“Të lutem zonja Bukurie nuk dua të debatoj me ty. Më akuzoni për klikimi, por nuk është ashtu. Gjithë qëllimi nuk ka qenë të përfitoj nga ti, hiqe nga mendja. Vetëm në bazë të asaj që kemi folur në atë emision, më keni treguar bisedat me një gazetar. Kam kërkuar për zonjën Bukurie në mënyrë që të ketë mbështetje financiare. Nuk është qëllimi im protagonizmi siç thotë avokati i familjes”, përfundon avokati Duraj.

Top Channel

Të Ngjashme