ShowBizzz

A është në një lidhje? Rrëfehet Dea Mishel, tregon raportet me Oltën dhe ish banorët

E ftuar këtë episod të ‘Ndryshe’ ishte një nga finalistet e edicionit të dytë të ‘Big Brother VIP Albania’, Dea Mishel për të dhënë një intervistë shumë të veçantë për TAR.

Çfarë ka ndryshuar te ajo kjo eksperiencë?

“Jam pjekur, kam qenë pak më e papjekur. Është bukur jeta kur je e papjekur, nuk mendon shumë. vepron ashtu si të vjen. Tani jam më e matur. Ishte shumë sfiduese si eksperiencë. “.

TS Poll - Loading poll ...

A është në një lidhje Dea Mishel?

“Do  doja shumë të kisha një (të dashur), po… Jam fillikat (qesh). Dua një mashkull që të jep siguri. Në jetën time të përditshme unë dua të kem kontroll mbi çdo gjë dhe dua që kur të jem me partnerin të jem unë e qetë dhe të jetë ai që udhëheq”.

Me cilët prej ish- banorëve të ‘BBV’ ka ruajtur Dea kontakte dhe shoqëri pas përfundimit të kësaj eksperience?

“Më keni parë mjaftueshëm me Jorin, Kristin. Me Oltën flas në telefon shpesh po akoma nuk jemi takuar”.

Dea Mishel komenton video-n virale ku ka qenë e ftuar në ‘E Diell’.

“Po e bënë kaq të madhe njerëzit sikur nuk kishin dëgjuar ndonjëherë fjalën kastravec. E thash vetë në mënyrë ngacmuese. Problemi është që njerëzit me të vërtetë besojnë se unë jam ajo budallaqja që nuk di çfarë them dhe besojnë se mund të ma kthejnë mua kundër këtë gjënë. ishte thjesht një reagim publik që njerëzit të qeshin”.

Cili prej politikanëve i duket më seksi Deas, Rama, Basha apo Meta?

“Rama kur ka qenë pak më i ri”.