Dy ditë pas largimit nga ambientet e fermës, ku humbi sfidën përballë Xhesikës, aktorja Mariana Kondi mori vendimin për të hequr dorë përfundmishit nga “Ferma VIP”.
E ftuar ditën e sotme në Ferma Club, me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, Mariana deklaroi se ndihet e lumtur dhe se nuk është penduar që e ndërpreu garën.
Debati me Valerin ishte një ndër momentet më kulminante të Marianës në Ferma VIp, ku aktorja si rrallëherë doli nga vetja.
“Nëse do isha unë në mosh të Valerit do meresha me të rinjt. Unë ccdo ditë i rregulloja krevatin, i beja gati këmishën, të brendshmet. Nuk duhet të më ngacmonte më shumë. Ka një limit deri ku unë mund të mbaj. Nuk do e thoja sërish atë ofendim. Por edhe ai mund të ketë thënë për mua një fjalë tjetër. Falja është hynore. Le të themi këto fjalë të bukura që të mbulojmë atë situatë. Edhe Valeri ka shumë falje për të më thënë mua”, ishte deklarat e Mariana Kondit nga Ferma Club.
Padyshim që aktorja foli edhe për largimin e Dijonisit me të cilin kishte krijuar një marrëdhënie speciale në Fermë.
“Më erdhi keq për Dijonisin. Kam komunikuar me të: “Si je o Pop Smoke”, kaq dhe nuk e kam iden si është ku ndodhet. Ishte shumë interesant si natyrë”, tha aktorja.