ShowBizzz

A flet me Luizin dhe Kiarën pas BBV? Ja si përgjigjet Jori

Jori Delli ishte e ftuar në “Më lër të flas” dhe në fakt, foli për atë që ne të gjithë jemi kuriozë: Marrëdhënien me Luizin dhe Kiarën, tani që “BBVA” mbaroi.

Fillimisht, Jori theksoi se me Luizin s’ka pasur asnjë flirt, pavarësisht lajmeve që kanë qarkulluar. Më pas, tha se e kishte parë Luizin një ditë para xhirimeve të emisionit me binjakët Veshaj dhe tha se s’folën shumë.

“E pashë dje për herë të parë. Ishte te parkimi i “Top Channel”, e përshëndeta, bëmë ca muhabete tonat, por kaq, s’kemi marrëdhënie”, tha ajo, duke theksuar që Luizi s’është bërë aspak mendjemadh.

TS Poll - Loading poll ...

Ndërsa me Kiarën, tha që s’ka marrëdhënie.
“Nuk kam marrëdhënie me Kiarën. Tani, me zor do t’i kem unë marrëdhëniet unë me njerëzit? S’i kam, ç’të bëj.

I kam shkruar, por mendoj se të dy janë të angazhuar. (I kam shkruar) dhe më është përgjigjur pas disa ditësh, por i ka rënë shkurt”, tha Jori, duke e justifikuar se janë të dy të zënë.