I ftuar në “Shqipëria Live” ka qenë një prej finalistëve të edicionit të tretë të “BBV3”, Julian Deda. Ai ka folur lidhur me eksperiencën e tij brenda shtëpisë së “BBV” dhe ka rrëfyer pak nga jeta e tij pas përfundimit të formatit.
Rikujtojmë që Juli, shkoi në podin final kokë më kokë me aktoren Egla Ceno, ku kjo e fundit u shpall fituese e “BBV3”. Sakaq, në intervistën e zhvilluar ditën e sotme, ai ka folur lidhur me marrëdhënien e tij dhe të Eglës.
“Eglën e njihja si emër dhe ajo mua përveç atij skeçit, unë e njihja kur kam qenë në shkollë të lartë dhe një takim te ai skeçi dhe kaq. Marrëdhënia brenda shtëpisë ishte një marrëdhënie mes dy aktorëve, dy kolegëve që ndajnë një tort të përbashkët profesionale, të mbash qëndrim në ‘BBV” është fjalë e huaj për çfarë do mbash. Me Eglën ka qenë një marrëdhënie dashuri-urrejte, kur ishte mirë me mua ishte mirë me shtëpinë, kur zihej me mua zihej me gjithë shtëpinë, ajo mund të mos e pranoj po kisha ndikim te Egla.”- ka thënë Juli.
ks