Ai din të sjell vetëm produksione muzikore që dëgjohen dhe klikohen mjaft edhe kur bashkëpunon por edhe kur vjen solo.
Fjala është për artistin David Dreshaj ku këtë herë ka gati një super hit solo.
Mësojmë nga ato që vetë këngëtari in ka postuar në platformat e tij sociale se kënga do të titillohet “A isha” dhe do të vijë me një klip të bukur veror.
Producenti i këngës është Nego (Genc Avdyli), melodia po nga Nego, Tarto dhe David Dreshaj, Beat nga Nego dhe Tarto, Mix Master nga Robert Bilbilov dhe Nego dhe video realizuar nga Endrit Rrahimi -Mars Studio KS.
Nga ndjekësit e shumtë të Davidit mezi pritet edhe ky projekt i cili do të lansohet në të gjitha platformat online dhe pa diskutim pritet të jetë një hit i nxehtë siç edhe moti i këtyre ditëve. Kjo këngë do të publikohet të premten me 19 korrik.BS