Mozzik ka ngjallur kureshtjen e ndjekësve me publikimin e një fotografie ku shfaqet pranë dy qenve, njëri i bardhë dhe tjetri i zi.
Reperi nuk ka dhënë shumë detaje, por postimi ka bërë që fansat të pyesin nëse bëhet fjalë për dy anëtarët më të rinj të “familjes” së tij.
Nuk është hera e parë që Mozzik tregon dashurinë e madhe për kafshët, pasi edhe më herët ka ndarë momente me to në rrjetet sociale.
Mbetet të shihet nëse dy qentë do të jenë pjesë e përhershme e jetës së artistit apo bëhet fjalë vetëm për një moment të veçantë.

