Një situatë e papritur ka ndodhur mes Meriton Mjekicit dhe Egla Cenos, në dhomën e bardhë ku do të qëndrojnë të izoluar deri të shtunën. Pavaresisht përplasjeve që kanë pasur brenda shtëpisë gjatë tërë kësaj kohe, të dy ata kanë shkëmbyer një përqafim, si kurrë më parë.
Ishte Meritoni ai i cili iu afrua Eglës, dhe tha se do t’i dhuronte një përqafim, teksa aktorja e pranoi pa hezituar derisa e pyeti se si “fjeti”. Moderatori, gazetarja dhe aktorja do të qëndrojnë të izoluar deri të shtunën, sipas vendimit të Vëllait të Madh; një mundësi e dytë pas masës për t’i skualifikuar.
https://www.instagram.com/reel/C5TMx6kMegD/?utm_source=ig_web_copy_link
Deri në fundjavë, publiku do të vendosë se kë do të mbajë në shtëpi për të vazhduar tutje rrugëtimin. Dy nga më të votuarit do të mbeten në lojë, njëri do të skualifikohet nga gara. Sv fundi, të tre ata kanë qenë personazhet më të përfolur brenda BBVA-s, pas tensioneve dhe përplasjeve që kanë pasur.
bal