ShowBizzz

A je bërë i famshëm nga lidhja me Jonida Maliqin? Pyetja anonime që vuri në siklet Romeon

Një pyetje ngacmuese ka vënë në siklet Romeon në shtëpinë e Big Brother Vip.

Ditën e sotme Vëllai i Madh vuri përballë banorët duke i drejtuar atyre pyetje anonime.

Dy prej pyetjeve për Romeon kishin të bënin me lidhjen e tij me Jonida Maliqin.

“A mendon se je bërë i famshëm nga lidhja me Jonida Maliqin”, ishte pyetja.

Romeo zgjodhi të përgjigjej duke thënë se e ka dashur vërtetë atë vajzë dhe nuk e ka vënë kurrë në peshore marrëdhënien me të.



lokimagazine