ShowBizzz

A jeni myslimanë apo katolikë? Blerina Kllokoqi-Rugova sqaron përfundimisht përkatësinë fetare

Dizejnatorja e njohur, Blerina Kllokoqi-Rugova, ka bërë së fundmi një postim për ndjekësit e saj, të cilët kanë pasur mundësinë t’i parashtrojnë pyetje të ndryshme.

Një nga ta e pyeti Blerinën nëse familja e saj është e përkatësisë fetare katolike, apo myslimane.

Ajo tha se kjo pyetje i parashtrohet në çdo pyetësor që bën, dhe zakonisht nuk i përgjigjet.

“Meqenëse ju s’po e dini, atëherë po iu përgjigjëm. Një herë e përgjithmonë m’u mbyll ky kapitull. Ne jemi besimtarë të fesë myslimane. Unë dhe familja jem. Por mbi të gjitha, i respektojmë të gjitha fetë. Edhe te familja e babit, edhe te familja e mamit, edhe te familja e Mendimit, çdo festë është festu te na, pa marrë parasysh se cilit komunitet i ka taku”, duke kërkuar që të mbyllet kjo temë.

Në fund të videos, ajo pyeti ndjekësin nëse dëshiron t’i thotë lutje të fesë islame.

“A po don me ta thanë tespih-dovën, a shahadetin, a kulivallahun, cilën p’e don? Krejt t’i thom” u shpreh ajo.