Këngëtarja Kejsi Tola ka qenë e ftuar në “Cherry on Top” ku foli për jetën e saj profesionale por edhe personale.
E pyetur në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar për një lidhje romantike me Flori Mumajesin, ajo tha:
“Nuk kam dashur që jeta ime personale të përfshihet, nuk kam patur ndonjë bashkëpunim me mashkull tjetër, ka bërë këngën Flori, ishim në ‘Këngën Magjike’ dhe u krijua kjo zhurma. Unë nuk kam zgjedhur asnjëherë t’i bëj lidhjet e mija publike. Ia kam dalë t’i mbaj private”-thotë ajo.
Kejsi thekson se është single dhe ende nuk ka diçka për të ndarë me publikun:
“Ka qenë një periudhë në fillimet e karrierës që mërzitesha për lajmet që dilnin, kohët e fundit portalet nuk më kanë sulmuar kaq shumë, sepse i kam mbajtur për vete. Jam akoma single. Jam vërtet single”.
lokimagazine