Marrëdhëniet romantike të VIP-ve gjithmonë tërheqin vëmendjen e madhe të publikut. Një nga personalitetet që gjithmonë tërheq vëmendjen është Jennifer Lopez. Këngëtarja dhe aktorja ka kërkuar kohët e fundit divorc nga ish-bashkëshorti i saj, Ben Affleck.
Dhe të gjithë janë në pritje të zgjedhjes së re të JLo. Ajo ka shkëmbyer mesazhe flirtuese publikisht me një nga yjet më të njohur të NBA-së, Jimmy Butler dhe menjëherë aludimet për një romancë të mundshme kanë nisur.
Në postimin më të fundit në Instagram të Jennifer Lopez, fotografia ndoshta nuk ishte pjesa më e rëndësishme. Lojtari i Miami Heat, i cili kohët e fundit është përfshirë në thashetheme për transferime, komentoi në postimin e Lopez për të tërhequr vëmendjen e saj dhe për të përmendur një çështje të pazgjidhur mes tyre.
“A do të ishte shumë modest nga ana jote të përgjigjeshe në DM-në time?”, pyeti ylli i NBA-së, duke i bërë thirrje këngëtares për të iu përgjigjur një bisedë që kishin pasur privat.
Dhe Lopez iu përgjigj, “A ke një unazë?”. Nuk është e qartë se për cilën unazë po fliste Lopez, por ndoshta është një aludim i lehtë për unazën e Kampionatit të NBA-së, çmimi që fituesit e finales së NBA-së e marrin.
Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë mes tyre..
bal