Shumë njerëz mendojnë se mizat e vogla në kuzhinë shfaqen vetëm nga frutat e pjekura ose mbeturinat organike. Por ekspertët paralajmërojnë se në shumë raste burimi i vërtetë i tyre është lavamani dhe tubacionet e kuzhinës.
Sipas specialistëve, brenda tubave të shkarkimit krijohet një ambient i lagësht dhe i errët ku grumbullohen mbetje ushqimore, yndyrë dhe papastërti. Ky kombinim krijon kushte ideale që insektet të vendosin vezët dhe të shumohen shumë shpejt. Ekspertët shpjegojnë se mizat shpesh dalin direkt nga vrima e lavamanit, sidomos kur ai nuk përdoret për disa orë. Një shenjë e qartë është kur insektet grumbullohen mbi shkarkimin e ujit dhe jo pranë frutave apo koshit të mbeturinave.
Për të eliminuar problemin, rekomandohet pastrimi i tubacioneve me ujë shumë të nxehtë, sodë buke dhe uthull. Gjithashtu këshillohet që të mos lihen mbetje ushqimore në lavaman dhe kuzhina të mbahet sa më e thatë gjatë natës.
