ShowBizzz

A lejohet që një grua të shkojë në klub nate? Ndizet debati në BBVK 3

Sonte (e hënë) një natë ndryshe po zhvillohet në shtëpinë më të madhe në vend.

Moderatorët Jehona Bajrami dhe Kron Sadiku janë futur brenda, gjersa po mbahet ‘Big Brother Today’.

E pyetja e tyre ishte se a lejohet që një grua të shkojë në klube të natës, kjo që krijoi situatë të tensionuar në shtëpi.

Ishte Driloni ai që ka përmendur shpesh moralin e një gruaje që shkon në një diskotekë, e që tha që këtë e bëri për t’i provokuar banorët.

E kam bërë për të provokuar. Me Xhenetën, i kam thënë që edhe ne vetë shkojmë nëpër diskoteka. Ka pasur pjesë që e kam provokuar”, u shpreh ai.

Tutje theksoi: “Nuk do e kisha problem që gruaja ime në të ardhmen që të shkonte në diskotekë pa mua”.

Veç kësaj, në BBVK 2 po diskutohen edhe shumë gjëra të tjera.