ShowBizzz

“A më jepni pak frymë?”, Juli bën rrëfimin prekës për të atin e ndjerë!

Aktori Julian Deda pak kohë para se të bëhej pjesë e “Big Brother Vip 3” humbi të atin. Artisti i madh Zef Deda u nda nga jeta duke lënë një trishtim të madh te familjarët, por jo vetëm.

Sot Juli ka bërë një rrëfim prekës për momentet e fundit të jetës së Zefit.

Teksa bisedonte me Eglën dhe Albin në oborr aktori u shpreh:

“Qenka shumë e vështirë të shikosh prindin të iki dhe nuk ke se çfarë ti bësh më. Ditën e parafundit më tha mua dhe Marios: ‘A po më jepni pak frymë’, se s’merrte dot frymë kishte arritur lart shumë. Merrte frymë një herë në 20 sekonda”, tha Juli i përlotur.