LifeStyle

A mund ta heqim barkun e tepërt ndërsa qëndrojmë ulur në karrige? Lajmi i mirë që po dhe ja si

Heqja e barkut ndërsa nuk ushtroheni fortë, patjetër që është e mundur. Ekspertët e fitnesit sugjerojnë ushtrime të thjeshta për barkun që mund të bëhen edhe ulur në karrige, pa pasur nevojë për palestër apo pajisje speciale.

Sipas trajnerëve, këto ushtrime ndihmojnë në forcimin e muskujve të barkut, përmirësimin e qëndrimit të trupit dhe reduktimin e dhimbjeve të shpinës. Ato rekomandohen sidomos për personat që kalojnë shumë kohë ulur ose kanë vështirësi me ushtrimet tradicionale në dysheme.

Ndër lëvizjet më të përdorura janë ngritja e gjunjëve drejt barkut dhe ushtrimet e balancës në karrige. Specialistët këshillojnë që ushtrimet të bëhen rregullisht dhe me lëvizje të kontrolluara për rezultate më të mira.

Të Ngjashme