Alfio Rrotani dhe Fatma Methasani kanë qenë padiskutim një ndër ciftet më të dashur të publikur shqiptar. Dy vite pasi u bënë prindër ata vendosën të ndanin rrugët në mënyrë të heshtur dhe pa bujë. Gjithsesi nuk i shpëtuan dot syrit të mediave.
Në deklaratën e saj, në atë kohë, Fatma u shpreh se para syve të djalit të tyre janë dy prindër të tejmbushur me dashuri. Nga ana tjetër, Alfio reagoi, duke u shprehur se arsyet e ndarjes ishin personale dhe se nuk bëhej fjalë për tradhti, sukurse u përfol në media.
Ditën e sotme, gjatë një bisede në dhomën e gjumit me Merin dhe Fationin, Alfio ka folur për ish-partneren e tij, duke treguar se e ka vuajtur shumë ndarjen nga ajo.
Ndërkohë i pyetur nëse mund të ketë një mundësi rikthimi mes tij dhe Fatmës, Alfio është përgjigur:
“Eshtë një shprehje që thotë se supa po u ftoh, ngrohe sa të duash, nuk bën më”.
Ndërkohë që Meri i uron që ta kalojë sa më shpejt këtë dhimbje, Alfio është shprehur se tani e ka kaluar.
Meri: Nuk e ke kaluar, mos ma hidh mua. E di kur e kalon ti? Kur të futesh në një tjetër lidhje.
View this post on Instagram
lokimagazine