Lajme

​A mund të zhbëhet Gjykata Speciale? Hill: Nuk e di… Avokatët të planifikojnë hapat e radhës

Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Hill, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me proceset gjyqësore në Gjykatën Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke shprehur zhgënjimin e tij për vendimin e fundit të marrë nga kjo gjykatë.

Hill u pyet nëse ekzistojnë realisht gjasat për shpërbërjen e kësaj gjykate, ndërsa tha se kësaj pyetjeje do duhet t’i japë përgjigje një ekspert i çështjes së të drejtës ndërkombëtare.

Ai theksoi se në këtë fazë është e rëndësishme që avokatët e mbrojtjes të planifikojnë hapat e ardhshëm të procesit.

“Jeni duke pyetur një diplomat për një pyetje ligjore dhe do ju kërkoja që të flisni më mirë me një jurist të çështjeve të të drejtës ndërkombëtare. Përgjigjja ime është: Nuk e di, vërtet nuk e di. Ajo çka unë di, është nevoja për avokatët e palës mbrojtëse, që të planifikojnë hapat e tyre të radhës.

Unë di po ashtu se duhet të kemi një zgjidhje të kësaj situate, të cilën do e shikojmë si drejtësia, e cila do jetë në përputhje me faktet.

Shpresoj se kjo të ecë përpara në mënyrë pozitive dhe ashtu si njerëz të tjerë edhe unë jam shumë i zhgënjyer me vendimin e marrë nga Gjykata Speciale vitet e fundit.”, tha ai.

Të Ngjashme