LifeStyle

A zgjoheni shpesh gjatë natës? Sëmundjet e rënda nga të cilat kërcënoheni

Nëse zgjimet e shpeshta gjatë natës janë një dukuri e përditshme për ju, atëherë rriten shanset për vdekje të hershme nga sëmundjet kardiovaskulare ose një shkak tjetër, dhe aq më tepër nëse jeni grua, sipas të dhënave të një studimi të ri.

Gjumi i ndërprerë mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm të jashtëm si zhurma, ndryshimi i temperaturës, por edhe nga faktorë fizikë si dhimbja apo apnea e gjumit (çrregullim i gjumit).

Studimi është publikuar në revistën European Heart Journal.

Për studimin e ri, studiuesit analizuan të dhënat e gati 8,000 pjesëmarrësve nga tre sondazhe që zgjasin mesatarisht 11 vjet.

Rezultatet treguan se gratë që kishin zgjime të shpeshta për një periudhë më të gjatë kohore kishin pothuajse dy herë më shumë rrezik të vdisnin nga sëmundjet kardiovaskulare ose shkaqe të tjera në krahasim me gratë që kishin gjumë më të qëndrueshëm, shkruan Albeu.com.

Ata burra, nga ana tjetër, të cilët kishin ndërprerë shpesh gjumin, kishin 25% më shumë gjasa për vdekje të hershme nga sëmundjet kardiovaskulare në krahasim me ata që kishin një rutinë të vazhdueshme të gjumit.

Por si shpjegohet ky dallim mes femrave dhe meshkujve?

“Gratë dhe burrat kanë mekanizma të ndryshëm kompensues për t’u marrë me efektet e dëmshme të gjumit të paqëndrueshëm,” shpjegon autori i studimit Dominik Linz dhe profesori i asociuar i kardiologjisë në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Mastrihtit në Holandë.

Megjithatë, pse gjumi i shqetësuar mund të çojë në vdekje të hershme nuk është kuptuar plotësisht nga shkencëtarët dhe hulumtimi nuk ishte krijuar për të provuar një marrëdhënie shkak-pasojë, shkruan Albeu.com.

Por ka disa teori që nxjerrin në pah autorët e një artikulli shoqërues të studimit të ardhshëm.

“Shumë njerëz me cilësi të dobët të gjumit janë gjithashtu në rreziqe të tjera për sëmundjet e zemrës, duke përfshirë obezitetin, presionin e lartë të gjakut, diabetin dhe sëmundjet e mushkërive,” tha autori i artikullit shoqërues Dr. Valentin Fuster, drejtor i Departamentit të Kardiologjisë në Spitalin Mount Sinai në Nju Jork.

Sigurisht, stresi nuk mund të mungonte në këtë listë, pasi mund të dëmtojë gjumin tonë të mirë dhe të krijojë probleme të ndryshme për shëndetin tonë.

“Gjatë gjumit të shkurtër ose të ndërprerë, aktivizimi i sistemit nervor dhe inflamacioni mund të luajnë një rol të drejtpërdrejtë”, thekson Fuster.

Kur sistemi nervor simpatik aktivizohet, hormonet e stresit lëshohen në trupin tonë dhe rrisin rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut, gjë që nëse ndodh shpesh, rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare gjatë jetës.

Si të siguroni një gjumë të qetë

Fillimisht, Dr. Linz sugjeron që të reduktojmë në minimum faktorët që mund të na shqetësojnë gjumin, si mikro-tingujt nga pajisjet, por gjithashtu të sigurohemi që ta mbajmë dhomën e gjumit të errët dhe në një temperaturë konstante.

Gjithashtu, shmangni konsumimin e tepërt të kafeinës dhe ushqimin disa orë para gjumit.

Dr. Fuster gjithashtu plotëson teknika të tjera që i shtojnë vite jetës tuaj në planin afatgjatë: duke mbajtur nivelet e stresit të ulëta duke bërë, për shembull, joga ose duke ndjekur teknika meditimi, ne mbrojmë shëndetin e zemrës dhe përmirësojmë cilësinë e jetës në përgjithësi./Albeu.com./