Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur qëndrimin e partisë së tij lidhur me ofertën për krijimin e institucioneve.
Sipas tij, AAK është e gatshme të kontribuojë në sigurimin e kuorumit edhe për zgjedhjen e presidentit, në këmbim të përmbushjes së gjashtë kërkesave që i cilësojnë si strategjike.
Tahiri ka theksuar se subjekti i tij politik nuk kërkon asnjë pozitë në ekzekutiv, por vetëm zotim për realizimin e kërkesave të paraqitura.
“Asnjë post për vete, asnjë interes partiak. Vetëm një marrëveshje e hapur për qytetarët e bazuar në këto 6 kërkesa strategjike”, ka shkruar Tahiri./teve1.info/
