Lidhja Demokratike e Kosovës ka hapur fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit në Prishtinë.
Në fjalën e tij Abdixhiku u shpreh se do të ndërtohet centralin i ri me gaz, edhe atë gaz amerikan.
“Do ta ndërtojmë centralin e ri me gaz, edhe atë gaz amerikan – 500 megavat energji për Kosovën”, ka thënë Abdixhiku.
Kjo sipas tij do të bëhet për mos t’i djegur 1 milionë euro duke importuar energji.
“Që Kosova të mos jetojë më me krizë artificiale energjetike, por me siguri energjetike. Dhe më lejoni të jap një zotim publik sot. Se çmimet e rrymës nuk do të rriten në mandatin tonë! Moratorium i plotë për tre vite”, tha Abdixhiku në tubimin hapës të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
