Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schübel.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, procesin e konstituimit dhe funksionalizimit të institucioneve, si dhe për qëndrimet e LDK-së lidhur me situatën politike dhe institucionale në Republikën e Kosovës.
Abdixhiku theksoi përkushtimin e LDK-së për mbrojtjen e interesit të Republikës së Kosovës, forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit, si dhe garantimin e funksionalitetit të institucioneve demokratike dhe stabilitetit institucional.
Po ashtu, Abdixhiku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, si dhe të mbështetjes së vazhdueshme të BE-së për zhvillimin demokratik dhe perspektivën evropiane të Kosovës.
Në fund, Abdixhiku falënderoi ambasadorin Schübel për bashkëpunimin dhe angazhimin e vazhdueshëm të Bashkimit Evropian në Kosovë.
