Lajme

Abdixhiku takon Prattipatin, diskutojnë për krizën institucionale

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhku ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati.

Gjatë takimit, Abdixhiku dhe Prattipati diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë në zhvillimet e fundit në Kuvend dhe procesin e konstituimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Abdixhiku e njoftoi Prattipatin për qëndrimet e LDK-së lidhur me situatën aktuale politike, duke ritheksuar përkushtimin e LDK-së për mbrojtjen e interesit të Republikës së Kosovës, funksionalitetin e institucioneve dhe stabilitetin institucional./teve1.info/

Të Ngjashme