Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar festën e Kurban Bajramit me rastin e vizitës në BIK, prej ku përcjelli mesazhin për solidaritet.
Duke përmendur vlerat që karakterizojnë festën e Kurban Bajramit, Abdixhiku tha se të njëjtat duhet të jenë pjesë e përditshmërisë çdo herë.
“Një festë që na mëson shumë, na mëson për sakrificën sublime tonën, obligim edhe ndaj Krijuesit e edhe ndaj njëri-tjetrit, për solidaritetin ndaj të tjerëve, sidomos të atyre që janë në hall e në nevojë, për mirësinë ndaj miqve, familjarëve e shoqërisë tonë. Qofshin këto vlera gjithmonë vlera të sjelljes tonë njerëzore secilën ditë, e jo vetëm këtë ditë”, tha ai.
