Lajme

Abi Malltezi i quan deputetët e Bashës “palaço”, i kthehet keq Flutura Açka: Zagar!

Deputetja demokrate Flutura Açka, pjesë e partisë zyrtare të drejtuar nga Lulzim Basha, ka reaguar për raportimet mbi tensionet në seancën plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Ajo i është përgjigjur një reagimi të dhëndrit të Berishës, Abi Malltezi.

“Politike, perballje e palaco”, shkruan dhëndri i ish-kryeministrit teksa ndan një artikull të “Syri TV” që pretendon se deputetët e Bashës janë bërë palë me mazhorancën.

Flutura Açka i ka bërë “screenshot” këtij reagimi të Abi Malltezit dhe e quan këtë të fundit “zagar”, duke theksuar se ajo voton siç e urdhëron ndërgjegjja e saj dhe askush tjetër nuk ka fuqi ti imponohet për të kundërtën, veç Zotit.

Sipas politikanes demokrate, shqetësimi që ka kapur grupimin e Berishës tregon se ajo ka vepruar drejt sot në Kuvend duke plotësuar kuorumin për seancën e buxhetit.

“Doktor, mblidhi zagarët! Unë votoj siç më urdhëron ndërgjegjja ime dhe siç ma ndien sentimenti politik, të cilin, veç Zotit, nuk ka kush fuqi ta urdhërojë. Ky shqetësim i madh që ju paska zënë, më thotë se kam vepruar drejt. Unë nuk e votoj këtë qeveri, as me heshtje, as me kinse”, shkruan Flutura Açka.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo