Qytetarët ende vazhdojnë të paguajnë çmimet më të larta të barnave, për shkak të abuzimit që ndodh rëndomtë me shitjen e tyre. Tanimë është kthyer në një fenomen shqetësues në vendin tonë.
Një ilustrim është ajo çka ndodh Bisolvon nëpër farmacitë në kryeqytet. Bisolvon është një bar mukolitik i cili ndihmon në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes. Ai përdoret për të trajtuar gjendjet si një ftohje e zakonshme, infeksione të rrugëve të frymëmarrjes ose grip që shoqërohen me prodhim të shtuar të sekrecioneve.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, gazetari Renaldo Salianji ka publikuar një foto me të njëjtin ilaç, por e blerë në farmaci të ndryshme, ku diferenca në çmimin është qesharake dhe abuzive.
“Bisolvon është një ilaç i thjeshtë për kollën. Këto dy kuti kanë të dyja nga 20 tableta, të dyja nga 8 mg. Të dyja i njëjti prodhim, nga e njëjta kompani, prodhuar në të njëjtën ditë, i njëjti lot. Në dy farmaci ngjitur me njëra-tjetrën ka këtë diferencë në çmim.
Cila nga dy farmacitë mashtron pacientët dhe shtetin duke falsifikuar pullën?” shkruan gazetari.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo