Lajme

Abuzoi se*sua lisht me të miturën, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Një 31-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë në Tiranë, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur.

Policia njofton se shtetasi me iniciale E. Q. dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një shtetase të mitur më datë 11.02.2024.

31-vjeçari u arrestua pas njoftimit të marrë nga Policia se një shtetase e mitur, ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, dhe dyshohej se ishte abuzuar seksualisht.

Pas hetimeve të policisë rezultoi se e mitura ishte abuzuar seksualisht nga 31-vjeçari, i cili u arrestua.

Njoftimi i Policisë

Tiranë

Abuzoi seksualisht me një shtetase të mitur, falë punës intensive hetimore të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Nr. 4, identifikohet, kapet e vihet në pranga 31-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive dhe kapjen e autorëve që kryejnë vepra penale, pas njoftimit të marrë se një shtetase e mitur, ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, dhe dyshohej se ishte abuzuar seksualisht, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor dhe vënien përpara përgjegjësisë penale, të autorit të dyshuar.

Si rezultat i punës intensive hetimore, u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit E. Q., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, më datë 11.02.2024, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një shtetase të mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo