Adele ka zbuluar se ka në plan të bëjë një pushim të gjatë nga muzika pas koncerteve të saj aktuale.
“Rezervuari im është mjaft bosh për momentin,” tha Adele për mediat gjermane përpara një rezidenc në Mynih.
“Nuk kam fare plane për muzikë të re. Dua një pushim të madh pas gjithë kësaj dhe mendoj se dua të bëj gjëra të tjera kreative vetëm për pak kohë. E dini, unë as në shtëpi nuk këndoj fare. Sa e çuditshme është kjo?” thotë ajo.
Albumi i fundit i yllit të muzikës doli në vitin 2021 dhe ajo i ka kaluar dy vitet e fundit duke luajtur një rezidencë fundjave në Las Vegas, duke përfunduar së fundmi shfaqjen e saj të 90-të në Caesar’s Palace me kapacitet prej 4000 veta.
Shfaqja do të përfundojë në nëntor dhe Adele tha se kishte qenë e lodhur emocionalisht kohët e fundit.
Shfaqjet e saj në Mynih do të jenë në shkallë krejtësisht të ndryshme nga rezidenca e Las Vegasit, me 74,000 fansa që pritet ta shikojnë atë çdo natë në një stadium “pop up” të ndërtuar posaçërisht për Adele.
Organizatorët po synojnë gjithashtu të futen në Librin e Rekordeve Botërore Guinness për ekranin më të madh në natyrë të të gjitha kohërave, me gjatësi 220 m.