ShowBizzz

Adele gati për një pauzë të madhe nga muzika!

Pas koncerteve të shumtë që ka mbajtur, Adele ka zbuluar se ka në plan të bëjë një pushim të gjatë nga muzika. “Nuk kam fare plane për muzikë të re. Dua një pushim të madh pas gjithë kësaj dhe mendoj se dua të bëj gjëra të tjera kreative vetëm për pak kohë”, i tha ylli transmetuesit gjerman ZDF.

Shfaqja e saj në Mynih do të përfundojë në nëntor dhe Adele tha se ndihet e lodhur emocionalisht. “Ka qenë me të vërtetë një lodhje emocionale. Jam e sigurt se do të ndihem edhe më shumë kështu çdo natë pas shfaqjeve në Mynih”, tha ajo.

Adele gati për një pauzë të madhe nga muzika!

Shfaqjet e saj në Mynih do të jenë në shkallë krejtësisht të ndryshme nga rezidenca e Las Vegasit, me 74 000 fansa që pritet ta shikojnë atë çdo natë në një stadium “pop up” të ndërtuar posaçërisht për të.

Mesa duket superylli 36-vjeçar po planifikon t’i lehtësojë gjërat dhe të kalojë kohë cilësore me agjentin e saj sportiv, partnerin e saj Rich Paul, 42 vjeç, dhe djalin e saj 11-vjeçar Angelo, të cilin ajo. ka me ish-bashkëshortin Simon Konecki.



bal