ShowBizzz

Adele i jep lamtumirën muzikës? Nisin aludimet!

Adele performoi shfaqjen e saj të 100-të dhe të fundit në Caesars Palace të shtunën, duke shënuar fundin e një ecurie dyvjeçare që e pa atë të ndërvepronte ngushtë me fansat dhe të jepte performanca të ngarkuara emocionalisht.

Këngëtarja 36-vjeçare, e cila njoftoi në shtator se fansat nuk do ta shihnin atë për “një kohë tepër të gjatë”, e ka bërë të qartë se është gati t’i japë përparësi jetës së saj personale. “Ka qenë e mrekullueshme dhe do të më mungojë tmerrësisht shumë, sidomos ju. Nuk e di se kur dua të performoj sërish. Unë kam nevojë vërtet për pushim dhe kam kaluar shtatë vitet e fundit duke ndërtuar një jetë të re, për veten time dhe dua ta jetoj atë tani”, tha ajo.

Duke folur gjatë qëndrimit në fillim të këtij viti, Adele zbuloi planet për të zgjeruar familjen e saj me të fejuarin Rich Paul, duke thënë: “Pasi të mbaroj të gjitha detyrimet dhe të gjitha shfaqjet e mia, dua të kem një fëmijë”.

Adele i jep lamtumirën muzikës? Nisin aludimet!

Tashmë nënë e 11-vjeçarit Angelo, të cilin e ndan me ish-bashkëshortin Simon Konecki, Adele ka shprehur shpresat e saj për një vajzë.

Pavarësisht ndërprerjes së karrierës së saj, thashethemet qarkullojnë për sipërmarrjen e mundshme të Adelës në aktrim. Sipas burimeve të brendshme, ajo ka marrë mësime aktrimi dhe ka eksploruar role në Hollyëood.

 

 



bal